Mbahet Komiteti i Menaxhimit i Zonave të Mbrojtura Mjedisore të Beratit

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Berat, znj. Valbona Zylyftari, është mbajtur Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Berat. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, institucioneve vendore e lokale, si dhe ekspertë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Gjatë takimit u prezantua puna e bërë nga AdZM Berat përgjate vitit 2024, në drejtim të monitorimit, zhvillimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.

Pjesë e rëndësishme ishte edhe diskutimi mbi rishikimin e elementëve tekniko-formale të akteve ligjorë të shpalljes së zonave të mbrojtura, si kërkesë e ligjit nr. 21/2024.

Previous Mbahet komiteti i menaxhimit i zonave të mbrojtura mjedisore të Shkodrës

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM