U mbajt në Prefekturën e Shkodrës, Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura për Qarkun Shkodër.
Në këtë takim të drejtuar nga Prefekti i Qarkut Shkodër, znj. Majlinda Angoni dhe me prezencë të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, morrën pjesë gjithashtu përfaqësues të institucioneve vendore dhe lokale, ekspertë të fushës, si edhe profesorë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës Tiranë.
Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e rishikimit të elementëve teknikë dhe formale të VKM-ve të shpalljes së zonave të mbrojtura, duke i përshtatur ato kërkesave të Ligjit Nr. 21/2024. Po ashtu, u prezantua dhe vlerësua puna e bërë nga Administrata gjatë vitit 2024 në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.