Kumbaro pjesëmarrëse në COP15, eventi më i rëndësishëm mbi biodiversitetin

Është mbajtur në Montreal Konventa Ndërkombëtare e Biodiversitetit COP15. Mbi 190 vende anëtare u angazhuan, që deri në vitin 2030, të përforcojnë masat mbi mbrojtjen e ekosistemeve natyrore, uljen e përdorimit të pesticideve, rritjen e ekonomisë së qendrueshme, në të paktën 30% të sipërfaqes së planetit, si një masë e dosmosdoshme për të shpëtuar jetën mbi tokë.

Shqipëria e përfaqësuar nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj.Mirela Kumbaro Furxhi, pasqyrojë angazhimin e saj serioz në rritjen e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura nga 17% në 21.3% të territorit, prezantimin e projektit mbi mbrojtjen e lumit Vjosa, gjithashtu dha mbështetjen në iniciativën më të fundit të Organizatës Botërore të Turizmit WTTC dhe Aleancës së Mikpritjes së Qëndrueshme, për një qasje të re në sektorin e turizmit: atë të turizmit miqësor ndaj natyrës.

Përgjatë ditëve të eventit, Ministrja Kumbaro zhvilloi edhe disa takime me rëndësi, duke mundësuar ura të reja bashkëpunimi me homologë nga e gjithë bota. Me synimin e përbashkët për të arritur rezultate sa më të larta në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e biodiversitetit.

Previous Vjosa Park Kombëtar, IUCN çertifikon punën e bërë deri më tani

NA NDIQNI

Facebook: AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

Telefono:
E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane

Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM