Vjosa Park Kombëtar, IUCN çertifikon punën e bërë deri më tani

Në eventin dedikuar Vjosës gjatë punimeve të Cop15, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi bashkë me CEO-n e Patagonia Ryan Gellert dhe zëvendësministrin grek të Mjedisit Georgios Amyras, morën angazhimin se i njëjti proces do të ndodhë edhe në Greqi për mbrojtjen e lumit AOS që buron nga malet e Pindit duke e bërë gjithë Vjosën në dy shtete zonë të mbrojtur.

Pas kësaj faze studimi ndërdisiplinor të realizuar sipas standardeve të përcaktuara, në fillim të vitit 2023 do të përgatitet e gjithë procedura ligjore, për t’a shpallur zyrtarisht Parkun Kombëtar të lumit të fundit të egër në Europë.

Një ekip i plotë ekspertësh nga fusha të ndryshme, me eksperienca të ngjashme në shumë vende të botës është angazhuar për përgatitjen e dokumentacionit të thelluar për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Previous ADDITIONAL INFORMATION RESPONSE TO THE REQUEST FOR CLARIFICATION/Project Name: “Transboundary Biosphere Reserve Prespa” (PRESPA-Albania), Phase II Procurement Name: “Reconstruction of the Building of Healthcare Center Pustec and its Adaptation into the Headquarters of the Municipality of Pustec”

NA NDIQNI

Facebook: AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

Telefono:
E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane

Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM