Në kuadër të Ditës Botërore të Dheut, 12-të AdZM-të ndërmorën një sërë aktivitetesh informuese, ndërgjegjësuese dhe argëtuese për nxënësit e grupmoshave të ndryshme.
Ndjekja nga afër e metodologjinë së marrjes së mostrës së dheut, së bashku me procesin e analizave; vizitat në terren, lojërat argëtuese, aksionet e mbjelljes dhe të pastrimit ishin kryefjala e Ditës Botërore të Dheut. Nëpërmjet kësaj dite e gjitha bota synon të përçojë mesazhe informuese dhe ndërgjegjësuese mbi rëndësinë që luan ruajtja e cilësisë dhe llojit të tokës për sigurinë ushqimore, ekosistemet natyrore dhe shëndetin e gjithësecilit prej nesh.