Stafi i AdZM Korçë ndërmori një aksion në territorin e Parkut Kombëtar të Prespës, për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në zonat e mbrojtura dhe mbi vendosjen e kurtheve në dëm të jetës së egër. Nga kontrollet e kryera u konstatuan një sërë kurthesh “kavo”, të cilat i janë vënë në dispozicion edhe policisë së shtetit për të marrë masat për nisjen e një hetimi në kapjen e autorëve dhe identifikimin e zonave më me risk në brendësi të parkut.