Në mjediset e AdZM Elbasan u zhvillua takimi i dytë, në kuadër të Analizës METT për vitin 2023, mbi Parkun Kombëtar “Shebenik”.
Faza e dytë e konsultimeve mbi këtë park, u realizua nëpërmjet një takimi me partnerë dhe bashkëpunëtorë, përfaqësues nga Bashkia Përrenjas, Bashkia Librazhd, Drejtoritë e Pyjeve pranë Bashkive, organizata lokale si edhe përfaqësues të PONT-it.