26 Shtatori shënon “Ditën Botërore të Shëndetit Mjedisor”. Shqipëria është një vend i pasur me habitate të shumëllojshme natyrore, për të cilat të gjithë kemi detyrë të kujdesemi. Në kuadër të kësaj dite, specialistët e AdZM Lëzhë, Durrës dhe Gjirokastër kanë ndërmarrë orë mjedisore në shkolla dhe aksione pastrimi në territorin e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa.