Në prezencë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kryetarit të Bashkisë Tepelenë z. Tërmet Peçi, realizuam Konsultimin Publik mbi “Projektin dhe vizionin e Qendrës Multifunksionale në Luginën e Vjosës – Tepelenë”.
Mirëpritëm në Tepelenë të gjithë qytetarët, institucionet lokale, institucionet arsimore, biznese, guida turistike, organizata etj, me të cilët ndamë informacione mbi projektin e ri dhe ndër më të rëndësishmit që pritet të nisë së shpejti në Tepelenë.
Qendra Multifunksionale është më shumë se thjesht një strehë, është arteria kryesore nga do të burojë i gjithë informacioni, iteneraret dhe vlerat natyrore, kulturore të Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”.