Konsultim Publik mbi “Projektin dhe vizionin e Qendrës Multifunksionale në Luginën e Vjosës – Stacioni i Informimit Përmet”

Në prezencë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kryetares së Bashkisë Përmet znj. Alma Hoxha, realizuam Konsultimin Publik mbi  “Projektin dhe vizionin e Qendrës Multifunksionale në Luginën e Vjosës – Stacioni i Informimit Përmet”.

Mirëpritëm në Përmet të gjithë qytetarët, institucionet lokale, institucionet arsimore, biznese, guida turistike, organizata etj, me të cilët ndamë informacione mbi projektin e ri të rëndësishëm që pritet të nisë së shpejti pranë Gurit të qytetit.

Stacioni i Informimit Përmet është projektuar si një portë hyrëse për një eksplorim më të gjerë të Përmetit dhe të Parkut Kombëtar të Vjosës. Ky stacion do të inkurajojë vizitorët të qëndrojnë, të eksplorojnë dhe të njohin esencën e vërtetë të zonës.

Previous Takimi i 2-të konsultativë mbi shpalljen e Liqenit të Shkodrës, Rajon Biosfere Ndërkufitare të UNESCO

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM