Është zhvillua në Dajt konsultimi publik mbi hartimin e dokumentit të “Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”.
Nën drejtimin e drejtoreshës së AKZM, znj. Daniel Pirushi, të pranishmit ndanë mendimet dhe kërkesat e tyre, problematikat më të cilat hasen, si edhe potencialet që zona mbart, për të ofruar paketa turistike sa më të cilësore. Pjesëmarrës në takim ishin subjektet që operojnë në zonë, operatorët turistikë, ekspertë të mjedisit dhe të turizmit. Gjithçka e diskuar përgjatë takimeve konsultative do të pasqyrohet në fund edhe në dokumentin e Planit të Menaxhimit, nga ekspertët të cilët po punojnë me dokumentin.