Kali i qyqes (Neophron percnopterus), ky lloj i rrezikuar dhe njëkohësisht emblematik, i rikthehet Parkut Kombëtar të Tomorrit.
Stafi i ADZM Berat, e regjistroi këtë specie herë gjatë javes së shkuar. Fillimisht më 02 Qershor dhe më pas edhe më qartë në 8 Qershor, sikurse treguar në videon më poshtë.
Lajmi i rikthimit është një zbulim i jashtëzakonshëm për këtë specie të rrezikuar në nivel kombëtar dhe botëror, e cila ka sot vetëm 8 territore në Shqipëri. Njëkohësisht ky lajm jep shpresë për rimëkëmbjen e popullatës së Kalit të qyqes në zonat e mbrojtura, si dhe në gjithë Shqipërinë.
Ky zbulim, thekson rëndësinë dhe unikalitetin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, si një oaz të shpendeve dhe kafshëve të rralla e të rrezikuara.