U mbajt në Tiranë, Workshop-i me temë “Procedurat e inspektimit në zonat e mbrojtura dhe zbatimi i tarifave në zonat e mbrojtura detare bazuar mbi parimet e ekonomisë blu”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Me pjesëmarrjen e 12 drejtorive rajonale si edhe të bashkëpunëtorëve tanë të ngushtë UNDP Albania, Inspektorati Qendror, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe specialistëve të fushës, diskutuam sot mbi rëndësinë e unifikimit dhe koordinimit të procedurave të aplikuara në procesin e inspektimit, në zonat e mbrojtura.