Është mbajtur takimi i parë mbi hartimin e projektit për Eko Park Ulza, me pjesëmarren e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit dhe përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ekspertë të ndryshëm.
Ulza është një prej perlave pak të zbuluara që ka një vlerë të çmuar në biodiversitet po e po, ama mund të jetë edhe një bizhu në atraksionet turistike të zhvillimit të qëndrueshëm
Projekti do të ketë në fokus ndërhyrjet në infrastrukturë përgjatë liqenit, krijimin e shtigjeve natyrore, ndërtimin e qendrës së vizitorëve, restaurimin e urave, krijimin e hapësirave për kamping si edhe rivitalizimin dhe përfshirjen e hidrocentralit të Ulzës në itenerarin turistik, si një trashëgimi industriale plot histori prej nga mund të krijohet një muze i mirëfilltë.
Me synimin që përgjatë vitit 2023 të nisë zbatimi i tij në terren duke sjell në pa të gjtha vlerat e Ulzës, si një zone me një biodiversitet të pasur dhe me atraksione turistike mjaft interesante.