Tashmë, në qytetin e Vlorës ka hapur dyert qendra e rikuperimit dhe rehabilitimit të breshkave të detit, e cila do të shërbejë për trajtimin e rasteve të breshkave të dëmtuara, si edhe promovimin e detit Adriatik dhe Jon si habitate me rëndësi për këto lloj specie detare. Qendra gjithashtu do të mirëpresë aktivitete të shumta, në kuadër të programit mbi edukimin mjedisor, si edhe do të shërbejë si një atraksion i ri në qytet, për turistët të cilët duan të kenë më shumë informacion mbi breshkat.
Krijimi i qendrës u bë i mundur falë projektit Natural BLUE coAL-ITion, zbatuar nga Celim Albania, në bashkëpunim me VIS dhe Cesvi, financuar nga AICS Tirana.