Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, së bashku me specialistët e AdZM Tiranë dhe studentët e Universitetit Bujqësorë të Tiranës, dega “Menaxhim i Zonave të Mbrojtura”, eksploruam në të gjitha dimensionet e tij, Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.
Në territorin e Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”, janë identifikuara rreth 991 lloje bimësh enëzore. Larmishmëria e florës dhe faunës së parkut karakterizohet nga numri i lartë i llojeve, të cilat e bëjnë atë një park përfaqësues të një ekosistemi shumë të rëndësishëm dhe të pasur.