Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura u bë pjesë e Panairit të VIII-të të Karrierës, organizuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ishte një kënaqësi e veçantë të njiheshim dhe të shkëmbenim njohuritë tona me studentë,të cilët janë e ardhmja e zhvillimit të qendrueshëm të zonave të mbrojtura dhe mjedisit në Shqipëri.
Një moment i rëndësishëm i aktivitetit ishte fjala përshëndetëse e drejtoreshës së AKZM znj. Daniel Pirushi, si edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet AKZM dhe UBT. Aktivitete të tilla janë një mundësi e shkëlqyer ndërveprimi ndërmjet universitetit dhe institucioneve publike, sipërmarrjeve dhe organizatave të ndryshme.