Dita mbi vlerësimin e lakuriqëve të natës

17 prilli përkon me vlerësimin e lakuriqëve të natës. Lakuriqët e natës janë të vetmit gjitarë që mund të fluturojnë. Ata kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për ekosistemet duke kontrolluar popullatat e insekteve dhe mbartësit e sëmundjeve të ndryshme. Midis 32 llojeve që gjenden në Shqipëri, 26 mendohet se janë të pranishëm në Parkun Kombëtar të Prespës.

Në kuadër të kësaj dite AdZM Korçë zhvilloi një aktivitet në Parkun Kombëtar të Prespës, në të cilin morën pjesë punonjës të AdZM-së Korçë, ekspertë nga Parku Kombëtar Galiçica, përfaqësues nga PPNEA dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare Goricë. U prezantuan rezultate dhe sygjerime për monitorimet e kryera ndër vite, mbi lakuriqët e natës në këtë zonë. Në pëfundim të takimit, së bashku me nxënësit u montuan në pemë fole si dhe përshkuan një transekt, duke përdorur paisje për dedektimin e tingujve të lakuriqve të natës.

Previous Eksplorojmë me të rinjtë shtegun “Diga Bovillë – Shpella e Gamtit”

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM