Dita Botërore e Monitorimit të Ujit, çdo vit synon përfshirjen dhe ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen dhe monitorimin e burimeve ujore në të gjithë botën.
Në kuadër të kësaj dite si edhe nismës së ndërmarrë nga AKZM “Turi i Vjosës”, së bashku me AdZM Vlorë, studentë dhe dashamirës të natyrës, pamë nga afër grykëderdhjen e lumit Vjosa, duke realizuar në fund edhe një shembull konkret mbi mënyrë e monitorimit të cilësisë së ujit.