U mbajt në qendrën InNature takimi i parë mbi projektin “VITA-Vjosa: Vlerësimi i Iniciativave për Turizmin dhe Mjedisin përgjatë luginës së lumit Vjosa”, i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS).
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, së bashku me partnerët e këtij projekti ndanë eksperiencat dhe synimet e përbashkëta mbi implementimin e projektit me fokus luginën e lumit Vjosa.