Dita Botërore e Lumenjve do të na gjente me patjetër pranë lumit Vjosa dhe nismave të shumëllojshme që kemi ndërmarrë për të përgjatë këtij viti.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka në fokus të saj edhe të rinjtë për t’i njohur ata jo vetëm me këtë aset natyror i cili mban statusin Park Kombëtar, por edhe për t’i përfshirë ata në programin “Të rinjtë dhe Biosfera”, nëpërmjet tureve në Vjosë.
Muaji shtator do të shënjojë dy hapa të tjerë të rëndësishëm për Vjosën, siç është miratimi i “Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa” dhe përfshirja e saj në programin “Njeriu dhe Biosfera”, pjesë e UNESCO-s.