Në 2 prill kremtohet Dita Botërore e Gjallesave Ujore dhe përkon me një muaj mjaft të rëndësishëm për ADZM Vlorë, siç është edhe dita e shpalljes së Parkut Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”. Me ftesë të AdZM-së Vlorë u mblodhëm në qytetin bregdetare, me kolegë, ekspertë, pedagogë dhe studiues me të cilët ndanë rezultate të studimeve lidhur me ekosistemet ujore, karakteristikat e tyre dhe rëndësinë e tyre. Gjithashtu stafi i AdZM Vlorë ndau me pjesëmarrësit informacione, rezultate dhe imazhe nga monitorimet e kryera të gjallesave detare. Midis pjesëmarrësve pati diskutime mbi sfidat që gjallesat ujore hasin, si dhe propozime mbi zgjidhjet e mundshme në favor të ruajtjes dhe menaxhimit të parqeve detare.