Nën moton “Bashkoju Rrugëtimit të Gjelbër, Evropa është këtu”, delegacioni i BE-së, udhëhequr nga Z. Andrea Ferrero, Shef i Seksionit të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social në Delegacionin e BE-së, përfaqësues nga ambasada Franceze dhe Bullgare, përfaqësues të projekteve të financuara nga BE, si dhe gazetarë që mbulojnë sektorët ekonomikë dhe mjedisorë, zgjodhën të vizitonin Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta” për të parë nga afër investimet e realizuara deri më tani nga Bashkimi Evropian.
Shprehim mirënjohjen tonë për kontributin e dhënë nga BE për zonat e mbrojtura, si dhe vlerësojmë iniciativat dhe rezultatet konkrete, që kanë në vëmendje mjedisin dhe ekosistemet e zonave mbrojtura.