Është mbajtur në Dajt dëgjesa publike mbi “Planin e Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Mali i Dajtit”.
Duke e konsideruar me vlerë kontributin dhe mendimin e gjithësecilit, drejtoresha e AKZM, znj. Daniel Pirushi është duke ndjekur hap pas hapi të gjitha shqetësimet dhe propozimet e sugjeruara nga komuniteti lokal, përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve që operojnë në zonë. Plani i Menaxhimit është dokumenti bazë për ruajtjen dhe zhvillimin sa më efektiv të zonës së mbrojtur.