Pylli në park dominohet nga Bredhi i Maqedonisë, i cili është konsideruar si një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishme në vend. Përtej natyrës së mrekullueshme të zonës, ju mund të eksploroni përgjatë Lumit Vjosa dhe degëve të tij, faunën e pasur, apo të provoni Ujërat Termale të Bënjës, të vlerësuara si ndër destinacionet më të frekuentuar në park. Në kuadër të kësaj dite, AdZM Gjirokastër realizoi një aktivitet së bashku me dashamirës të natyrës dhe nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri”, duke njohur edhe më mirë vlerat dhe atraksionet e parkut.