Bota e egër përmes fotografisë

Nisma disa muajshe “Tryeza e gjelbër” po gjen kushtet e përshtatshme për t’u zhvilluar në zonat e mbrojtura në të gjithë vendin. Tryeza mbledh rreth saj dashamirës, ekspert, donator dhe miq të mirë; për të diskutuar çështje dhe sfida, të cilat evidentohen dita-ditës pranë ZM-ve dhe zonat përreth tyre.

Që prej muajt qershor AKZM së bashku me AdZM-të ka përshkruar kilometra, shpesh me vështirësi dhe sfida, jo vetëm duke kryer punën dhe angazhimet e përditshme, por në të njëjtën kohë, me projekte dhe nisma për: “siguria dhe mbrojtja e imazhit turistik”, “evidentimi dhe parandalimi i fatkeqësive natyrore në ZM”, “turizmi detar dhe ekonomia blu”, “menaxhimi i integruar i burimeve ujore”, “punëtoria e gjelbër për rigjenerimin e Pishë-Poros”.

Tryeza e datës 27 dhjetor, na gjeti në qytetin e Pogradecit, pranë vlerave natyrore të liqenit (kategoria V e mbrojtjes sipas IUCN dhe pjesë e rrjetit EMERALD), pranë pasurisë së çmuar të artistëve, fotografëve profesionistë, që jetojnë në Pogradec, Korçë, Ohër, Kumanovë; dashurisë dhe mikpritjes së qytetarëve pogradecarë e korçarë.

Sipas traditës “Tryeza e Gjelbër” kishte edhe panelin e saj të nderuar, me pjesëmarrjen e znj. Daniel Pirushi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, z. Nertil Jole, Perfekt i Qarkut Korçë, prof. Ferdinand Bego, bilolog dhe studiues, z. Gjergji Koki, Drejtor i AdZM Korçë, z. Arian Mavriqi, fotograf profesionist, z. Pandeli Çeço, drejtues “Travel Fest Albania” Z. Anastas Kostandini, piktor.

Tryeza shërbeu për të gjithë pjesëmarrësit me njohjen e protokolleve të monitorimit të faunës së egër (konkretisht për tetrapodet). Monitorimi i ekosistemeve të ZM-ve dhe pasurive faunistike e floristike është një proces i përhershëm, që kontrollon dhe vëzhgon në vazhdimësi, më pas dokumenton përmes një metodologjie të caktuar dhe, fakton/regjistron përmes fotografisë, filmimit dhe kamerave kurth, kushtet e faunës së egër në zona të përcaktuara. Përgjatë aktivitetit miqtë e tryezës ndoqën videot: “Bota e egër përmes kameras”, “Jeta e egër në trojet tona” nga Arian Mavriqi, “Gjysmë viti” nga Pandeli Çeço si dhe shijuan pikturat e mjeshtrit Anastas Kostandini (Taso).

 

Previous Shpëtohet një ari i murrmë në fshatin Çezme në zonën e Mokrës, Pogradec

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM