Ditën e djeshme, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura znj. Daniel Pirushi, Prefektit të Qarkut Korçë, z. Nertil Jole dhe përfaqësuesve nga PONT, AdZM Korçë, organizata mjedisore që punojnë në territorin e zonës së mbrojtur, u përmbyll Analiza METT për Parkun Kombëtar të Prespës dhe Peizazhin e Mbrojtur ujor/tokësor Liqeni i Pogradecit. Takimi u fokusua në prezantimin e situatës aktuale për të dy zonat dhe mbi çështje, për të cilat kërkohet bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i përbashkët i të gjithë aktorëve.