Analiza METT për vitin 2023, u zhvillua mbi Peizazhin e Mbrojtur Liqeni i Pogradecit, së bashku me stafin e AdZM Korçë. Liqeni i Pogradecit është një pasuri e vyer e vendit tonë e gjithashtu sit i trashëgimisë natyrore botërore të UNESCO-s. Analiza ka për qëllim analizimin dhe dokumentimin e punës, si dhe progresit të bërë nga AdZMKorçë, mbi mirëmenaxhimin e parkut.