Pas më shumë se një viti nga shpallja e Vjosës Park Kombëtar, vijojmë ende punën tonë së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, IUCN, Patagonia, UNESCO, me konsultimin publik mbi:
1. Miratimin e Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa;
2. Aplikimin në Programin “Njeriu dhe biosfera” | UNESCO.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura realizoi dëgjesën publike të parë në Qarkun Fier. Së bashku më Prefektin e Qarkut Fier, përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantuam, dëgjuam dhe ndamë të vizionin tonë me banorë të zonës, kryepleq, institucione lokale, organizata, përfaqësues biznesesh, etj.
Vjosa është e të gjithëve ne! Ndaj së bashku do të mund ta ruajmë dhe zhvillojmë sipas të gjitha standerteve ndërkombëtare.