Në vijim të mbështetjes së ofruar nga UNDP për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, mbi reduktimin e hendekut të financimit të Zonave të Mbrojtura dhe përmirësimin e efektivitetit të menaxhimit të tyre, u zhvillua një trajnim me stafin e 12 Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura.
Fokusi i trajnimit të stafit ishte në vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me palët e treta për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike në zona të mbrojtura dhe në mënyrën e raportimit mbi ecurinë e tyre.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të #UNDP-së “Përmirësimi i Qëndrueshmërisë Financiare të Sistemit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri,” i cili zbatohet në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe AKZM.