AKZM bëhet pjesë e Samitit të Parë Ndërkombëtar të Zonave të Mbrojtura, në Gjeorgji

Po mbahet në Gjeorgji, Samiti i Parë Ndërkombëtar i Zonave të Mbrojtura, me pjesëmarrjen e rreth 20 shteteve nga e gjithë bota.

Samiti i parë Ndërkombëtar i Zonave të Mbrojtura është takimi i parë, që i dedikohet zonave të mbrojtura dhe organizohet nga Fondacioni Global Conservation. Shqipëria është pjesë e këtij takimi, në të cilin përfaqësohet nga drejtues dhe specialistë të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, Parkut Natyror “Korab-Koritnik” dhe Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa”.

Samiti ka për qëllim zhvillimin e diskutimeve dhe shkëmbimin e praktikave të suksesshme në menaxhimin e parqeve kombëtare, duke bërë bashkë 20 shtete pjesëmarrëse, me eksperienca të shumëllojshme.

Previous Aksione pastrimi në territoret e Zonave të Mbrojtura

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM