Dita Botërore të Turizmit e gjen këtë vit Shqipërinë në vitin e artë të saj, me sezonin që ende vazhdon për turistë të shumtë, të cilët kanë zgjedhur të eksplorojnë asetet natyrore dhe kulturore të vendit.
Në kuadër të kësaj dite, specialistët e AdZM Lezhë, Elbasan, Shkodër, Korçë etj, kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe informuese mbi zonat e mbrojtura dhe potencialet e tyre turistike.