Specialistët e Zonave të Mbrojtura zhvillojnë me përkushtim orë të edukimit mjedisor në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, në klasa e në terren, si një ndër mënyrat më të mira për t’i rritur fëmijët me dashurinë për natyrën.
Nëpërmjet prezantimeve, videove, aksioneve për mbjellje dhe pastrim, si dhe lojërave të ndryshme angazhojmë të rinjtë në njohjen dhe ruajtjen në mënyrë sa më cilësore të biodiversitetit dhe mjedisit të përbashkët.