Parku Kombëtar “Shebenik” është një prej destinacioneve më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj.
AdZM Elbasan u bë pjesë e aktivitetit të organizuar për herë të parë nga Bashkia Librazhd, për çeljen e sezonit turistik verorë, si një ftesë e hapur për të gjithë, për të eksploruar zonën. Stenda jonë mirëpriti shumë turistë, veçanërisht edhe turistë Italian të cilët shfaqën shumë interes mbi atraksionet që ofron Parku Kombëtar i Shebenikut.