Natyra dhe njeriu gjithashtu, bënë të mundur ripërtëritjen e zonën së quajtur Zalli i Dardhës, në Malin e Tomorrit.
Disa vite më parë një ortek dëbore shkaktoi dëmtime serioze mbi drurët e ahut. Sot, e gjithë kjo zonë po dëshmon një ripërtëritje shumë të mire falë filizëve të shëndetshëm, të cilët dhe për pak vite do të krijojnë sërish një pyll të bukur.