Thëllëza e malit (Alectoris graeca), ishte në fokus të kamerave kurth, të instaluara në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”, nga specialistët e AdZM Gjirokastër për monitorimin e faunës.
Thëllëza është shpend tipik i vendeve malore të pjerrëta me orientim nga jugu dhe i maleve të zhveshur, me bimësi të pakët. Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” ka habitate të qeta dhe të bollshme për zhvillimin e jetës së egër ku gjejnë streh shumë lloje kafshësh dhe shpendësh të egra.