Rezervati Natyror i Menaxhuar Gërmenj-Shelegur ndodhet në Qarkun e Korçës. Është një zonë ndërkufitare, ku harmonizohen malet me luginat e thella, ligatinat, përrenjtë e rrëmbyer e në veçanti pyjet e dendura, të përbërë nga bredhi, lisi dhe pisha e zezë. Një denstinacion ideal për të shijuar natyrën, ecjet e gjata dhe pse jo të bëni kamping dhe piknik.
Në stinën e vjeshtës do të mrekulloheni nga larmishmëria e ngjyrave që natyra ofron në këtë zonë.