Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Berat, znj. Valbona Zylyftari, është mbajtur Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura të Qarkut Berat. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, institucioneve vendore e lokale, si dhe ekspertë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Gjatë takimit u prezantua puna e bërë nga AdZM Berat përgjate vitit 2024, në drejtim të monitorimit, zhvillimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.
Pjesë e rëndësishme ishte edhe diskutimi mbi rishikimin e elementëve tekniko-formale të akteve ligjorë të shpalljes së zonave të mbrojtura, si kërkesë e ligjit nr. 21/2024.