Është mbajtur në Tepelenë takimi i grupit teknik lokal, në kuadër të procesit të punës për përgatitjen e dosjes teknike të nominimit të Luginës së Vjosës, Rezervë Biosfere nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Përgatitja e dosjes teknike do të ndjekë një proces të rreptë dhe të standardizuar nga UNESCO dhe programi “Njeriu dhe Biosfera”, që kërkon fokus në përforcimin dhe përdorimin e njohurive, duke përcaktuar së bashku modelin e mbrojtjes së kësaj zone.
Së bashku me Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Znj.Daniel Pirushi, Prefektin e Qarkut Gjirokastër Z. Odise Kote, Prof. Mihallaq Qirjo, Prof. Aleko Miho si edhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 13-të Bashki, 3 Prefektura, Institucione lokale, organizata mjedisore, Universitete, si edhe komuniteti lokal etj, prezantuam dhe diskutuam mbi fazat e procesit të përfshirjes së Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.