Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Protection and Preservation of Natural Environment in Albania, AdZM Shkodër, AdZM Kukës, AdZM Lezhë, Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Fushë Arrëz dhe vullnetarë të shumtë, zhvilloi një aksion pyllëzimi në një ndër zonat që ka vuajtur së tepërmi degradimin e pyjeve ndër vite.
“Viti i Pyjeve” do të trokasë kudo në zonat e mbrojtura, ku të 12 AdZM-të do të ndërmarrin aksione të shumta, në zonat me më shumë nevojë.