Është mbajtur në Tiranë Seminari Kombëtar i projektit Japonez JICA ‘‘Përpjekjet dhe progresi i menaxhimit të bazuar në ekosistem në Parkun Kombëtar “Divjakë – Karavasta’’. Gjatë seminarit u prezantuan arritjet e projektit, progresi dhe përvoja e përftuar, përpara një auditori me rreth 80 pjesëmarrës, përfaqësues nga rrjeti kombëtar i zonave të mbrojtura, përfaqësues nga institucionet dhe agjencitë e interesuara, pushteti vendor, OJQ-të, ekspertët dhe organizatat e tjera të ruajtjes së natyrës.