22 Maj, njihet edhe si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, thesarit të çmuar të zonave të mbrojtura. Me rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në Shqipëri synojmë të shtojmë në listën tonë të mbrojtjes dhe zhvillimit të qendrueshëm më shumë elementë të diversitetit biologjik.
Në kuadër të kësaj dite, 12 Drejtoritë Rajonale të Zonave të Mbrojtura kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh në natyrë dhe në shkolla të ndryshme të vendit, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e brezave të rinj mbi përmirësimin e çështjeve rreth biodiversitetit.