Në datat 14-15 Janar 2023 është zhvilluar në Shqipëri si edhe në 142 vende të botës, Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujor. Mbështetur në Konventat Ndërkombëtare dhe legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e faunës së egër, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura prej vitesh është përfshirë në realizimin e këtij censusi.
Rreth 97 ekspertë nga 12 drejtoritë rajonale të zonave të mbrojtura u bënë pjesë e procesit të numërimit, në bashkëpunim të ngushtë edhe me ekspertë, ornitologë, biologë, shoqata mjedisore, OJF, student, vullnetarë etj.
Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë, është një nga format më cilësore mbi monitorimin e shpendëve. Ai jep informacion thelbësor, i cili kontribuonë në mbrojtjen dhe konservimin e shpendëve ujorë dhe të habitateve ligatinore ku ata jetojnë.
Censusi i shpendëve dimërues i realizuar në Shqipëri përgjatë vitit 2022, bëri të mundur numërimin e 138.494 individëve, ku u identifikuan rreth 64 lloje, në 33 zona.