Në Qendrën e Vizitorëve Ulëz u zhvillua dëgjesa e tretë publike, me qëllim prezantimin e planit të menaxhimit të Zonës si dhe projektin e zbatimit të propozuar.
Kryetari i Bashkisë Mat, z. Agron Malaj së bashku me Drejtoreshën e AKZM, znj. Daniel Pirushi, ndanë me të pranishmit të gjitha pikat që plani i menaxhimit ka në synim të realizojë, problematikat me të cilat haset zona, gjithçka për një zhvillim sa më të qëndrueshëm dhe efektiv për komunitetin lokal.