Është zhvilluar në Librazhd trajnimi 2 ditor mbi monitorimin e shpendëve të pyllit. Pjesëmarrës në këtë trajnim, të organizuar nga PPNEA, ishin përfaqësues nga të gjithë Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Monitorimi i shpendëve të të gjitha llojeve, në zonat e mbrojtura është një detyrë me mjaft rëndësi pasi shpendët janë treguesit më të mirë të cilësisë së pyjeve dhe jo vetëm. Trajnimet e kësaj natyre kanë në fokus gjetjen, si dhe implementimin e metodave sa më efektive dhe bashkëkohore, në procesin e monitorimit të shpendëve të pyllit dhe sigurimin e të dhënave sa më të sakta rreth tyre.