AdZM Vlorë së bashku me veterinër nga zona e Vlorës morrën pjesë në trajnimin 1-javor, i cili u zhvillua në repartin “Sea turtles Clinic” në Universitetin e Barit, në Departamentin e Veterinarisë Mjekësore në Itali.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit morrën njohuri të përgjithshme mbi protokollin e rikuperimit dhe dhënies së ndihmës së parë për breshkat e detit.
Rëndësia e këtij trajnimi lidhet edhe me ndërtimin e qendrës më të madhe në Shqipëri për rikuperimin dhe rehabilitimin e breshkave të detit në qytetin e Vlorës, i cili do të jetë funksional përgjatë vitit 2023.