18 shtator, Dita Botërore e monitorimit të ujit

Data 18 shtator njihet si Dita Botërore e monitorimit të ujit. Daton që prej vitit 2003, kur Agjencia për mbrojtjen e mjedisit në Amerikë, synoi që ta kthente këtë datë, në një program global të edukimit, mbi rëndësinë e cilësisë së ujit dhe ruajtjen e burimeve ujore. Por si dhe nga kush mund të kujtohet kjo datë? Çdokush mund  të angazhohet, përmes aksioneve konkrete të pastrimit, monitorimeve të thjeshta apo edhe duke u përfshirë në projekte lokale e rajonale.

Burimet ujore përbëjnë një prej vlerave më të çmuara jetësore në vend. Ato janë në formën e burimeve natyrore, të lumenjve, liqeneve, ujëmbledhësve dhe ujërave nëntokësore. Sasia mesatare e ujit të pijshëm për frymë është 8,700 metra kub në vit, një ndër më të lartat në Evropë. Furnizimi me ujë të pijshëm mundësohet nga burimet natyrore të ujërave nëntokësor. Siguria e furnizimit me ujë të pijshëm ka të bëjë me mbrojtjen e burimeve ujore dhe klorinimin e ujit në sistemet e shpërndarjes. Vendi ynë ka ligje dhe rregullore të posaçme, që trajtojnë mbrojtjen e burimeve natyrore.

Sipas një raporti të Bashkimit Evropian të vitit 2021, 76.5% e ujërave në vendin tonë kanë cilësi të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura. Sipas këtij monitorimi vendi ynë renditet në vendin e njëzetë nga tridhjetë shtete të monitoruara.

Monitorim i cilësisë së ujërave në zonat e mbrojtura detare dhe bregdetare, është një prej programeve në Qarkun e Vlorës dhe Lumit Seman, zbatuar nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Monitorimet janë kryer pranë burimit të Syrit të Kaltër, liqeni i Butrintit, Parku Natyror Detar “Porto Palermo”. Me anë të procesit të monitorimit do të identifikohen në kohë ndryshimet e mundshme në cilësinë e ujërave dhe ekosistemeve të lidhura me to.

Previous Analiza METT mbi Parkun Natyror “Korab-Koritnik”

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM