Zhvillohet në Shqipëri Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues 2024

Aktivitet shumë i rëndësishëm i muajit janar është Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues, një ngjarje ndërkombëtare, e cila zhvillohet edhe në Shqipëri përgjatë datave 13-14 janar.

Rreth 143 shtete nga e gjithë bota realizojnë një studim kaq të rëndësishëm. Popullata të ndryshme të shpendëve të ujit kërkojnë skema të ndryshme monitorimi. Regjistrimi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit përfshinë të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu, si edhe të gjithë llojet e shpendëve që hasen në këto habitate.

Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura nëpërmjet censusit mbulon rreth 33 ligatina, 91 specialistë pjesë e strukturës së AKZM-së dhe 11 ekspertë ornitolog. Kufijtë e monitorimit të zonave dhe nënzonave, vendosen duke u bazuar në gjeografinë e zonës, si edhe në njohuritë lokale të përdorimit të një zone nga shpendët ujorë.

Previous Takim koordinues mbi Censusin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë 2024

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM