Përgjatë vitit 2023, Qendra më e re e vizitorëve, financuar nga projekti i KFW, do të jetë pikëndalesa juaj e domosdoshme, për t’u informuar mbi gjithçka mund të vizitoni rreth qarkut të Korçës. Një zonë e pasur me vlera natyrore dhe kulturore të shumëllojshme dhe me turizëm gjithëvjetor. Qendra synon të jetë gjithashtu një pikë lidhëse edhe me zonat e mbrojtura ndërkufitare të rajonit Ohër-Prespë.