Vijon bashkëpunimi i shkëlqyer midis Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Prespa Ohrid Nature Trust – PONT

Pas përfundimit me sukses të granteve të planifikuara në vitin 2022, drejtoresha e AKZM, znj. Daniel Pirushi dhe drejtoresha ekzekutive e PONT, znj. Mirjam de Koning nënshkruan marrëveshjen e përbashkët, mbi miratimin e 4 granteve për vitin 2023 për 4 zona të mbrojtura në fokus të PONT, siç janë: Parku Natyror Korab-Koritnik, Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë, Parku Kombëtar Shebenik dhe Peizazh i Mbrojtur Ujor dhe Tokësor i Liqenit të Pogradecit.

Gjithashtu, nga AKZM do të vazhdojë zbatimi i planit operacional 2023 për grantin 3 vjeçar dhënë nga PONT për Parkun Kombëtar të Prespës.

Grantet e PONT të zbatuara në vitin 2022 ndihmuan AKZM-në dhe AdZM-të (Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura) të zhvillojnë një plan operacional të detajuar dhe buxhet respektiv për vitin 2023, të cilat janë në përputhje me prioritetet e identifikuara në planet e tyre të menaxhimit si edhe me analizën e menaxhimit efektiv për 2022 e kryer duke përdorur analizën METT, versioni 4 (Management Effectiveness Tracking Tool).

Zonat e mbrojtura janë themeli i ndërtimit të ruajtjes së natyrës si edhe synimi kryesor i qasjes së PONT. Duke bashkëfinancuar deri në 50% të kostove operacionale me anë të granteve të lartpërmendura, PONT ndihmon zonat e mbrojtura të krijojnë funksione dhe operacione kyçe të menaxhimit, duke përfshirë monitorimin dhe ruajtjen e biodiversitetit, menaxhimin e vizitorëve, edukimin mjedisor dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

AKZM ka arritur të përmbushë me sukses misionin e saj për të ruajtur natyrën për një të ardhme të qëndrueshme me anë të partneriteteve dhe financimeve afatgjata.

Previous Zhvillohet në Shqipëri Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujor 2023

NA NDIQNI

Facebook: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Instagram: @akzmalbania
Twitter: @akzmalbania

NA KONTAKTONI

E-mail: Info@akzm.gov.al
Adresa: Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” Nr.1,1001,Tirane
Orari
E hënë – E enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00

MINISTRIA E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

ZBULO MË SHUMË PËR AKZM